Transmetuar më 04-07-2022, 14:08

Vlorë- Një konflikt mes vëllezëve për administrimin e plazhit privat ka ndohur në Radhimë.

Benjamin dhe Edison Kondi, pronarë të lokalit, janë përplasur mes tyre për mosmarrveshjet që kanë pasur për administrimin e plazhit provat para godinës.

Fillimisht ata janë konfliktuar me fjalë. Por më pas sherri u përshkallëzua dhe Benjamin Kondi ka qëlluar kundrejt Edison Kondit.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe grupi hetimor q% po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit. /noa.al