Transmetuar më 04-07-2022, 12:23

Burrel- Një fëmijë i mitur bie nga lartësia rreth 3 m nën hetim administratori.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori për D. Gj., banues në Burrel, administrator i një aktiviteti privat (pishinë), pasi dyshohet nuk ka respektuar rregullat e mbrojtjes në punë dhe për pasojë një i mitur është rrezuar nga një lartësi 3 metra.

I mituri po merr aktualisht asistencë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.