Transmetuar më 04-07-2022, 11:06

Gjirokastër- Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim H. M., 41 vjeç, banues në fshatin Kolonjë, Gjirokastër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ky shtetas u shpall në kërkim pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një ambient që kishte në përdorim, në fshatin Apsallë, Dropull, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik dhe një sasi fishekësh.

Vijon puna intensive nga ana e strukturave të Policisë, për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të 41-vjeçarit.

Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. (noa.al/M.D)