Transmetuar më 04-07-2022, 08:01

Vlorë- Një aksident u regjistrua në orët e para të mëngjesit në Bulevardin ‘Ismail Qemali’ në Vlorë.

Një automjet tip “Toyota”me drejtuese A. P., 35 vjeçe, është përplasur me një motomjet në të cilin udhëtonin dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.