Transmetuar më 04-07-2022, 07:26

Tiranë- ‘Riedukimi’ i Kryeministrit për gazetarët ka bërë që ata të organizohen në një protestë.

Vendimi për të protestuar erdhi pasi Rama futi në riedukim një tjetër gazetar, Klevin Muka dhe e ndaloi atë që të merrte pjesë në konferencat për shtyp. Sipas njoftimit të shpërndarë në rrjetet sociale, protesta do të zhvillohet në orën 19:00 përpara Kryeministrisë.

Debati ndodhi gjatë konferencës së kryeministrit Rama dhe ministres Olta Xhaçka në kryeministri. Gazetari Muka pyeti ministren në lidhje me kodit etik të miratuar ku ministrave nuk u lejohet të takohen me biznesmenë pa praninë e dy zyrtarëve shtetërore, ndërkohë që bashkëshorti i ministres është shpallur investitor strategjik. Përgjigjen ia dha kryeministri, i cili u shpreh se do e dërgonte 3 muaj në “riedukim” duke i kujtuar dhe rastin e gazetares Ambrozia Meta.

Rama në një tjetër reagim në rrjetet scoaile shkruante se nuk do të lejojë askënd që të shkelë normat etike në praninë e tij.