Transmetuar më 03-07-2022, 22:13

Tiranë-  Reperi i njohur Majk, e ka ruajtur jetën e tij personale në mënyrë hermetike, por nuk kanë munguar rastet kur shpesh herë është kapur mat dhe kështu ka ndodhur edhe së fundmi.

Ai teksa po e shijon suksesin e këngës më të re të hedhur në treg së bashku me Getin, të titulluar “Mari”, ai është kapur mat me një ish konkurrente të “Për’puthen 2”.

Melisa njihet nga emisioni “Për’puthen” ku u bë mjaft e njohur për publikun shqiptar sidomos për lidhjen që krijoj me Andi Shehin.

Lidhja e tyre përfundoj dhe të dy po shijojnë jetën si beqar.

Me sa duket dyshja simpatike janë parë pran njëri-tjetrit në një hotel në Tiranë.

Nuk dihet nëse është rastësi apo nēse janë në një njohje. Nuk hidhet poshtë mundësia dhe e një bashkpunimi meqë të dy kanë pas mjaft sukses në botën e muzikës. (noa.al/M.D)