Transmetuar më 03-07-2022, 20:33

Tiranë- Video e një personi është bërë virale ditën e sotme ndërsa ecte i zhveshur në rruget e kryeqytetit.

Lidhur me këtë rast, policia e Tiranës ka bërë me dije se ky person vuan nga probleme të shëndetit mendor, dhe pasi ka dhunuar sot familjarët e tij, ka dalë jashtë banesë i zhveshur.

Sa kaq E. M., 37 vjeç, është shoqëruar në spitalin psikiatrik, ndërsa në vijim të veprimeve është bërë arrestimi i tij për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. (noa.al/M.D)