Transmetuar më 03-07-2022, 19:35

Danimarkë- Disa persona janë qëlluar me armë zjarri në një qendër tregtare në kryeqytetin danez, Kopenhagë.

Oficerët e armatosur u dërguan në qendrën tregtare të Field, në jug të qytetit. Nuk është e qartë se sa njerëz mund të jenë vrarë apo plagosur.

Të gjitha rrugët atje dhe linja e metrosë që e lidh atë me qendrën e qytetit janë mbyllur dhe ekipet e ambulancës dhe zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje.

Policia më vonë tha se një i dyshuar ishte arrestuar, por nuk dha detaje. (noa.al/M.D)