Transmetuar më 03-07-2022, 17:48

PORTO RICO- U akuzua për dhunë ndaj ish-partnerit, Ricky Martin mohon akuzat përmes avokatit të tij.

Përfaqësuesit e këngëtarit duke folur për revistën People u shprehen se akuzat për dhunë ishin krejtësisht të rreme dhe të fabrikuara.

“Ne kemi shumë besim se kur të zbulohen faktet e vërteta për këtë çështje, këngëtari do të shfajësohet plotësisht”, thanë përfaqësuesit e tij.

Ricky Martin u akuzua për dhunë në familje nga ish i dashuri dhe një gjykatës portorikan lëshoi një urdhër ndalimi kundër tij. Urdhri u nënshkrua të premten e po atë ditë autoritetet vizituan lagjen e këngëtarit në qytetin bregdetar verior të Dorados por nuk e gjetën në shtëpi.