Transmetuar më 03-07-2022, 17:00

Britania e Madhe- Një shofer kamioni ka prishur qëllimisht shtëpinë e ish-të dashurës, ndërsa dy fëmijët ishin brenda.

Derek Wellington, 34 vjeç, përplasi dy herë shtëpinë në East Kilbride, South Lanarkshire, duke bërë që banorët e 7 shtëpive të evakuoheshin dhe dy banesa të shkatërroheshin.

Fatura për dëmin arriti në 475,000 £.

Wellington u deklarua fajtor për një sërë akuzash, duke përfshirë sjelljen e qëllimshme dhe të pamatur që rrezikoi jetën e disa personave.

34-vjeçari ishte liruar me kusht pas disa muajve burg pas një incidenti të mëparshëm ku ai sulmoi të dashurën Sara Cassidy në një hotel në Edinburg.

Atij iu tha të qëndronte larg 33-vjeçares pasi e goditi me kokë, e tërhoqi zvarrë dhe e përplasi pas një muri.