Transmetuar më 03-07-2022, 14:17

Deputeti i LSI, Petrit Vasili, ka bërë sot një denoncim të veçantë, që në fakt mund ta ndeshësh në varrezat e të gjitha qyteteve, të mbuluara nga bari dhe ferrat. Politikani në fjalë ka dhënë shembullin e varrezave të Vunoit për të treguar se ato janë lënë jashtë vëmendjes së pushtetit lokal.

Një tjetër rast për të treguar se ndarja e re territoriale (e bërë pa praninë e opozitës) dhe pushteti vendor janë në pikë të hallit, në ditën më të zezë. Bashkitë nuk ia dalin të mirëmbajnë e pastrojë as varrezat, ku prehen njerëzit e dashur të shumë qytetarëve.

Përmes Facebook-ut, Vasili ka treguar me foto dhe fjalë këtë realitet të trishtë: “Çfare gjendje e mjeruar ne varrezat e Vunoit, turp per Bashkine e Himares!

Bashkia e Himares gjoja beri nje pastrim te tyre, por realisht fotot flasin vete, ku e kunderta skandaloze ka ndodhur. Mbeturina gjithefaresh dhe shkurre te hedhura mbi varre, ky eshte rezultati i turpshem i gjoja pastrimit.

Ne ato varreza prehen burra e gra dinjitoze, qe me jeten dhe vepren e tyre i kane sherbyer pa fund vendit, fshatit dhe familjes me modesti e thjeshtesi, pa kerkuar asgje.

Edhe te vetmin detyrim, qe ata te prehen ne menyre dinjitoze, jua perdhos nje bashki e kryetar qe s’kane asnje lidhje me krenarine e meritat e jashtezakonshme te Bregdetit, por Bregdetin e kane thjesht nje plaçke tregu per pazaret e tyre.

Respekt pa fund kujtimi te atyre qe prehen ne varrezat e fshatit Vuno dhe perbuzje per kete bashki turpi!”