Transmetuar më 03-07-2022, 13:54

Tiranë- Merr jetë vendimi i 20 qershorit mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës.

Një nga vendimet e marra ishte dhe heqja e pikës kufitare e Morinës për sezonin turistik për t’u krijuar lehtësi turistëve që vinin nga Kosova dhe anasjelltas.

Teksa ka ndarë videon në instagram të pikës kufitare të Morinës Rama tregon dhe njëherë se si ishte më përpara dhe sa komoditet dhe liri në lëvizje kanë sot turistët e ardhur nga Kosova.

Në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive u miratuan 16 marrëveshje bashkëpunimi që kishin të bënin që nga ekonomia, tek shëndetësia dhe siguria mes dy vendeve.

View this post on Instagram

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)