Transmetuar më 03-07-2022, 13:22

SHBA-Po bënte garë me dy avionë dhe ishte me shpejtësi 500 km/h shpërthen në flakë mjeti, humb jet⌂n garuesi.

Chris Darnell, 40-vjeç, humbi jetën tragjikisht në shafqjen e përvitshme ‘Battle Creek Air Show’ që mbahet në Michigan, SHBA. Ai po ngiste një kamion të modifikuar me motorë reaktorë të fuqishëm dhe ishte në kulmin eshfaqjes së tij por që rezultoi të ishte e fundit dhe fatalja për të.

‘Shoferi po kryente pjesën e tij të spektaklit. Ai humbi jetën kur shpërtheu kamioni i tij’, tha një dëshmitar.

Ky kamion përdoret tre motorë të avionëve Prat & Ëhitney J34-38, që zakonisht përdoren në mjetet fluturueses të ushtrisë amerikane ‘T2 Buckeys’, që do të thotë se prodhon mbi 36 mijë kuaj-fuqi dhe që mund të arrijë njuë shpejtësi deri në 580 km/h.

Darnell ishte një nga tre shoferët, përfshirë babain e tij, për ekipin Darnell Racing Enterprises, i cili zotëron tre kamionë reaktivë dhe performon në shfaqje në të gjithë vendin.