Transmetuar më 03-07-2022, 12:30

SHBA- Standartet e jetesës, kujdesi për veten e mjaft faktorë të tjerë kanë bërë që vitet shpesh të mos kenë rëndësi, veçanërisht tek disa femra.

Një nënë dhe vajza e saj në Kaliforni kanë 24 vite diferencë, por kur i sheh është shumë e vështirë t’i dallosh. Nuk janë të paktë ata që i ngatërrojnë si motra , pasi nëna duket shumë më e re.

Në fakt, ajo ka një llogari në Instagram me gati 660 mijë ndjekës. Më konkretisht, 43-vjeçarja Jolene Diaz dhe Melanie Parks 19-vjeçare janë përkatësisht nënë dhe bijë.

Kur 43-vjeçarja pyetet për “sekretin” e pamjes së saj rinore, ajo përgjigjet: “Kam ndjekur gjithmonë një mënyrë jetese të shëndetshme dhe aktive. Pi alkool rrallë, pushoj shumë dhe mbaj dietë të ekuilibruar”. Për lëkurën e saj rinore ajo thotë: “Unë e trajtoj me nderim çdo ditë, e laj fytyrën në mëngjes dhe para se të fle”.

Disa foto të 43-vjeçares: