Transmetuar më 03-07-2022, 10:18

Gramsh- Parandalohet një konflikt me pasoja të paparashikueshme në Gramsh.

Policia lokale informon se ditën e djeshme është marrë njoftim se në fshatin Duzhë, Gramsh, E. M. po konfliktohej me I. Ll. dhe A. Z., për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit, E. M. i kishte kanosur me armë zjarri dhe mjet prerës (thikë), këta 2 persona.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë E. M., 35 vjeç, për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri pushkë me dylbi, një sasi municioni luftarak dhe 1 thikë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.