Transmetuar më 03-07-2022, 09:29

TIRANË- E trishtë në Tiranë.

Një 11-vjeçare humbi jetën pasi ra në kontakt me energjinë në banesën e saj.

E mitura u paraqit mbrëmjen e djeshme në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e duhur mjekësore mirëpo nuk ia doli dot. Sot në orën 08.35 stafi mjekësor i spitalit të Traumës ka konfirmuar se vogëlushja ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.