Transmetuar më 03-07-2022, 09:15

Athinë- Rëndohet bilanci i përleshjes së përgjakshme në Athinë.

Mësohet se ka ndërruar jetë një tjetër shqiptar, duke e çuar në 3 numrin e tyre. I riu u shtrua në spital në gjendje shumë të rëndë dhe ishte intubuar mirëpo nuk mundi që të mbijetojë.

Pak pas orës 21:30, në kryqëzimin e rrugëve Georgiou Nazou dhe Kourtidou, në Kato Patisia, ka pasur një sherr mes shtatë personave, pa u bërë ende të ditur arsyet.

Fillimisht është qëlluar ndaj një motoçiklisti.

Pastaj ka pasur këmbim zjarri mes personave që ndodheshin në dy automjete. Një Benz dhe një Audi.

Njëri prej shqiptarëve u vra nga bashkëatdhetari i tij, tjetri u vra ndërsa ndiqej nga policia pasi qëlloi në drejtim të tyre duke lënë të plagosur dy efektivë.

Sot në mëngjes ka ndërruar jetë edhe shqiptari i tretë. protothema.gr