Transmetuar më 03-07-2022, 08:52

TIRANË- Përplasen dy mjete në rrugën Tiranë-Durrës.

Të plagosur janë shoferët e të dyja mjeteve dhe dy të mitur 12 dhe 14 vjeç.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:50. Mjeti me drejtues E. Ç., u përplas me mjetin me drejtues A. F. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit E. Ç. dhe shoferi dhe dy pasagjerët e mjetit tjetër, 12 dhe 14 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.