Transmetuar më 02-07-2022, 23:02

Sarandë- Vit ‘ters’ për turistët në Shqipëri.

Një polake, që ndodhej me pushime në Sarandë, raportohet se është rrëzuar në tualet dhe ka mbetur e plagosur rëndë në kokë e trup.

58-vjeçarja është transportuar fillimisht në urgjencën e spitalit të Sarandës me plagë në kokë.

Mjekët kanë konstatuar hemorragji të brendshme në kokë dhe menjëherë është urdhëruar transportimi i saj me autoambulancë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Disa incidente me turistë janë regjistruar sivjet në Shqipëri, madje ka pasur edhe humbje jete. /noa.al