Transmetuar më 02-07-2022, 22:30

Sarandë – Një grua ka marrë fëmijën e porsalindur dhe është hedhur bashkë me të nga materniteti ku sapo kishte sjellë në jetë motakun.

Ngjarja ndodhi sot, rreth orës 22:00, kur dyshohet se në kushte depresioni është vetëhedhur nga kati i dytë i maternitetit, Sarandë, shtetasja M. Jashari, 35 vjeçe, së bashku me fëmijën e saj të porsalindur.

Si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /noa.al