Transmetuar më 02-07-2022, 22:34

Shëngjin- Shmanget një tragjedi në plazhin e Shëngjinit.

Rreth orës 19:40, është telefonuar për ndihmë Salla Operative e Stacionit të Policisë Kufitare Shëngjin, pasi në det të hapur, në vendin e quajtur "Rana e Hedhun", kishin mbetur disa shtetas që ishin futur në det me një pedalon, me të cilin nuk po ktheheshin dot në breg.

Menjëherë në ndihmë të tyre, janë nisur shërbimet me mjetin lundrues të Policisë Kufitare Shëngjin, të cilët kanë konstatuar se rreth 2 milje larg bregut, në det të hapur, ishte një mjet lundrues pedalon, me 7 shtetas në të, që ishte bllokuar në det dhe nuk lëvizte pasi kishte filluar të fuste ujë në brendësi.

Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin i kanë marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare, 7 pushuesit, të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, është bërë e mundur edhe nxjerrja e pedalonit të tyre, në breg.

Ky sezon ka nisur me mjaft ngjarje të hidhura pasi deri më tani disa shtetas janë mbytur. /noa.al