Transmetuar më 02-07-2022, 22:22

Euro arrin në novelin më të ulët në këmbim me lekun.

Një euro po këmbehet mesatarisht me 118 lekë.

Agjentët financiarë parashikojnë që gjatë muajve korrik e gusht, euro pritet të prekë nivelet më të ulëta të viteve të fundit. Kjo si pasojë e prurjes së turistëve në vend, të cilët do të shtojnë qarkullimin e monedhës europiane.

Një tjetër arsye e forcimit të lekut është edhe rritja e ndjeshme e remitancave që kanë sjellë emigrantët në muajt e parë të këtij viti.

Por cilët përfitojnë nga kjo luhatje e kursit të këmbimit? Zhvlerësimi i euros ndaj lekut është pozitiv për të gjithë ata persona që kanë marrë kredi në monedhën evropiane por edhe për qeverinë shqiptare pasi paguan më pak interesa për borxhin publik.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i turistëve në 5 muajt e parë të këtij viti ishte 1.6 mln duke rezultuar me rritje edhe në raport me periduhën e para pandemisë.