Transmetuar më 02-07-2022, 21:05

Trixa ka pasur një prodhimtari të admirueshme pas daljes nga Big Brother VIP. Kohët e fundit ajo prezantoi këngët: ‘Faj’ dhe “Ma shumë se ti” në bashkëpunim me Dj Geek dhe së fundmi ka publikuar “Vonë”.

Ditën e sotme një nga miqtë e saj më të mirë feston ditëlindjen dhe është pikërisht këngëtari i njohur Eugent Bushpepa, të cilin bukuroshja e ka uruar edhe publikisht me një postim në ‘Instastory’, ku shkruan:

"Gëzuar ditëlindjen për këtë legjend të cilin unë e quaj idhullin tim! Ky burrë më ka bërë mua të dua të performoj dhe punoj më shumë dhe kam qenë gjithmonë shumë e frymëzuar nga muzika e tij, performimet live dhe zërin e tij të bukur. Të shikoj shumë lart, jo vetëm si një muzikant ose artist, por edhe si person gjithashtu. Të dua shkokee. Nuk mund të të falenderoj mjaftueshëm."

Disa ditë më parë TAR nëpërmjet disa postimeve të Beatrix dyshoi për një bashkëpunim muzikor me tezen e saj, këngëtaren e njohur, Albërije Hadërgjonaj dhe mesa duket rezultoi të jetë e vërtetë. Vetëm pak më parë me anë një postimi në ‘Instastory’ të dyja këngëtaret e kanë pranuar se do të sjellin një këngë bashkë dhe kanë treguar se do të publikohet së shpejti.