Transmetuar më 02-07-2022, 18:12

Ditë tragjike në plazhet shqiptare.

Brenda pak minutash mbyten dy persona.

Rreth orës 17:33, S. M., rreth 66 vjeç, duke notuar në plazhin e Borshit, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe për pasojë është mbytur në ujë.

Vetëm disa minuta më vonë, rreth orës 17:40 V. N., 66 vjeç, duke notuar në plazhin e Kavajës, dyshohet se është mbytur në ujë.

Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjeve.

Kur sapo ka nisur sezoni, disa shtetas janë mbytur deri tani në plazhet shqiptare dhe besohet se një nga shkaqet është mungesa e rojeve bregdetare. / noa.al