Transmetuar më 02-07-2022, 13:48

Fier- Shërbimet e policisë në Fier arrestuan Amarildo Alcani 25 vjeç me banim në Tërbuf Divjakë.

Ndaj tij rëndon akuza e veprës penale të mashtrimit.

Ky shtetas ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit dhe paraqitjes së fakteve të rreme, shumën 4.500.000 lekë, pasi u ka shitur personave të ndryshëm, një automjet tip "Volkswagen".

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.