Transmetuar më 03-07-2022, 08:04

Monza e Silvio Berlusconit dhe Adriano Gallianit është tashmë në Serie A. Në katër vite, skuadra e Lombardisë është ngjitur nga Serie C në elitë. Tani qëllimi nuk është vetëm për të mbijetuar. Në ‘Brianzoli’ kanë plane të mëdha. “Ne nuk kemi luajtur kurrë në Serie A…, por duam Champions League dhe titullin”, – tha me eufori “Kavalieri”, pas ngjitjes në majat e futbollit italian.

26.1 milionë euro të investuara nga ‘Fininvest’ për futbollistë si Balotelli, Kevin-Prince Boateng, Gaston Ramírez, Paletta… bënë epokën e Serie B. Me ngjitjen një kat më lart, Monza ka nënshkruar tashmë, këtë verë, me futbollistë të njohur si Cragno, Ranocchia, Carboni…, por nuk do të ndalen me kaq. Drejtuesit planifikojnë goditjen e bujshme në merkato. Berlusconi dhe Galliani kanë tri yje në radarin e tyre.

Mauro Icardi dhe Paulo Dybala do të jenë në axhendën e Monza, sipas Gianluca Di Marzio, gazetar i “Sky Sport”. Sulmuesi argjentinas 29-vjeçar ka kontratë deri në vitin 2024 me skuadrën pariziene, por nuk ka spikatur në “Parc des Princes”. I bërë dalje nga PSG, tashmë është testuar nga Galliani përmes përfaqësueses së tij Wanda Nara.

Megjithatë, paga e tij e madhe mund të pengojë rikthimin në Lombardi (ai luajti për Interin midis viteve 2013 dhe 2020). "Do të ishte një mundësi e shkëlqyer ta kishim atë te Monza. Imagjinoni çfarë historie, nëse ai shënon ndaj Interit.

Ndoshta…, kini besim te Galliani”, – tha Pier Silvio Berlusconi për “Mediaset”. Edhe bashkëkombasi i tij Dybala, i lirë pas përfundimit të kontratës me Juventusin, do të ishte "ëndrra e pamundur" e Monza, sipas Di Marzio.

Galliani ka kontaktuar me agjentët e tij, ndonëse në përpjekjen për ta rekrutuar “Joya”, sipas mediave italiane, Interi është në krye. Për më tepër, “Corriere dello Sport” thekson se Andrea Belotti, ‘9’ italian i cili ka përfunduar kontratën me Torinon, është gjithashtu një objektiv i Monza.

Berluskoni e ka vërtet seriozisht me “nusërimin” si president në Serie A, jo më si dikur me Milanin e tij, që bëri histori, por me një ekip tjetër debutues.