Transmetuar më 02-07-2022, 12:30

Berat – Policia e Beratit ka goditur një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, duke finalizuar operacionin e koduar “Transportuesi”

Një i ri është vënë në prangat e policisë së shtetit për shkak se akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

Në pranga ka rënë O. K., 36 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. H., 27 vjeç, të dy banues në Durrës.

Policia ka sekuestruar 33 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis dhe një peshore elektronike.

Më pas, në bashkëpunim dhe me shërbimet e DVP Durrës, u organizua puna dhe u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit O. K., në qytetin e Durrësit, ku u gjetën dhe u sekuestruan dhe 27 doza të tjera me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, si dhe një peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme procedurale. (noa.al/M.D)