Transmetuar më 02-07-2022, 11:50

TIRANË- Sherri që mes reperave shqipëtar duket se nuk ka të ndalur.

Kur ka kaluar vetëm një muaj kur në rrjete sociale qarkulloi me shpejtësi një video ku reperi Rigels Rajku i njohur si Noizy, goditi me grushte ish-anëtarin e The Bloody Alboz (TBA) Kleviol Ahmetin, i njohur si Cllevio Serbiano, sherri për ta vazhdon.

Sot, pas kësaj ngjarje ka ndodhur një tjetër sherr mes reperave.

Mësohet se Arkimed Lusha i njohur si Stresi ka rrahur keq një tjetër ish-anëtar të TBA-së, të njohur si BMT (Bernard Simoni).

Këtë ngjarje e ka bërë me dije vetë reperi me anë të një story në Instagram.

Reperi ishte shprehur se nuk do të shpëtonte paq pasi BMT e kishte sharë disa herë në rrjete sociale. “Familja është e shtrenjtë, mos ja shani askujt. Ky gangsteri”, ka shkruar Stresi krahas fotos së tij. Ndërkohë, Stresi ka folur lidhur me këtë ngjarje dhe me Noizyn. (noa.al/M.D)