Transmetuar më 02-07-2022, 11:32

Tiranë- Policia në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në të dhënat e marra në rrugë operative, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike heroinë, menjëherë organizuan punën për kapjen e tij.

Në Rrugën e Kavajës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë F. G., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit F. G. iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë e dyshuar narkotike heroinë e ndarë në doza, gati për shitje.

Ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike, e ndante atë në porcione të vogla, të cilat më pas i shiste në Rrugën e Kavajës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. (noa.al/M.D)