Transmetuar më 02-07-2022, 09:38

Mirditë- Arrestohet autori i dyshuar i plagosjes së ndodhur një natë më parë në Fan të Mirditës, procedohet në gjendje të lirë vëllai i tij, i cili e ndihmoi të largohej nga vendi i ngjarjes.

Policia e Mirditë ka arritur të identifikojë dhe të vërë në pranga autorët e plagosjes së Martin Prengës, 51-vjeçarit që u qëllua mbrëmjen e djeshme në Fan.

Sipas informacioneve paraprake në orët e para të mëngjesit është arrstuar Florjan Gjoka 25 vjeç si dhe është proceduar në gjendje të lirë vëllai Altin Gjoka.

Martin Prenga, 51 vjeç, u plagos mbrëmjen e djeshme në Fan të Mirditës ku pas një konflikti të çastit Gjoka e ka qëlluar 5 herë me armë zjarri duke e lënë të plagosur në këmbë.

Pasi u dërgua fillimisht në spitalin e Mirditës, Prenga u çua në spitalin e Traumës në Tiranës pasi gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë.

Ngjarja ndodhi në autostradën Rrëshen-Kukës, në Fan, Mirditë. Florian Gjoka ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Martin Prengën i cili si pasojë ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, Altin Gjoka e ka ndihmuar vëllanë e tij, Florim Gjoka që të largohet nga vendi i ngjarjes dhe të fshihet.

Vazhdojnë hetimet për të përcaktuar rolin dhe përgjegjësinë e të gjithë personave të përfshirë në këtë konflikt, i cili ka agravuar deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur nga autori.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", në ngarkim të shtetasit Florim Gjoka dhe "Përkrahja e autorit të krimit", në ngarkim të shtetasitAltin Gjoka. / noa.al