Transmetuar më 02-07-2022, 08:52

Brooklyn Beckham, 23 vjeç, djali i legjendës së futbollit anglez, por edhe më gjerë (David) u martua me Nicola Ann Peltz, 27 vjeçe, me një ceremoni ekstravagante në pronën (super vilën) e familjes së saj, në maj.

Dyshja nuk mund t’i mbante duart larg njëri-tjetrit, pasi u fotografuan në ditën e parë të muajit të mjaltit në St Tropez. Brooklyn e “mbyti” gruan e tij të re me puthje, ndërsa ata shijuan një shëtitje romantike përpara se të uleshin për darkë në një restorant luksoz.

Brooklyn couldn't keep his hands off his new wife

Nicola dukej e mrekullueshme me një fustan jeshil dhe blu të mbuluar me printime të theksuara lulesh. Brooklyn u shfaq casual, me pantallona prej liri dhe një këmishë të bardhë.

Pasi u ul në restorant, djali i David Beckham nuk mundi t’i mbante duart larg gruas së tij të re, ndërsa ndanin puthje të shumta. 23-vjeçari përdori Instagramin për t’i ndarë këto pamje me 14.2 milionë ndjekësit e tij të muajit të mjaltit.

The new couples wedding song played

Brooklyn, duke shpjeguar videon, la mbishkrimin: "Të dua@nicolaannepeltzbeckham. Ne e dëgjuam këngën tonë të dasmës në ditën e parë të muajit të mjaltit”.

The pair married on April 9

Brooklyn is the eldest Beckham child