Transmetuar më 02-07-2022, 08:39

Alicia Aveiro e bindi xhaxhain e saj, Cristiano Ronaldon, që të kërcente trendin e momentit “Zhbërthehu, godit, luaj”, dhe u bënë tejet “viral”. 23-vjeçarja, vajza e vëllait të madh të lojtarit portugez, ka shumë për të folur dhe madje është spikatur në shtypin ndërkombëtar.

Alícia Aveiro

Po cila është Alicia Beatriz Aveiro? Vajza e Hugo Aveiro duket se ka një miqësi të madhe me xhaxhain e saj dhe i pëlqen të ndjekë hapat e tij për sa i përket stilit të jetesës.

Alícia Aveiro

Në Instagramin e saj, ku pas publikimit të videos “virale”, ajo tashmë ka më shumë se 200 mijë ndjekës, tregon udhëtimet që bën. Nuk mungojnë fotografitë e saj me bikini, madje edhe udhëtime me jahte.

Alícia Aveiro e Cristiano Ronaldo

Alicia Aveiro tashmë shkon në festa edhe me miqtë e Cristiano Ronaldos. Në TikTok, Alicia Aveiro ka gjithashtu një numër të konsiderueshëm ndjekësish: më shumë se 50 mijë.

Alícia Aveiro e Cristiano Ronaldo

Aty tregon se kur fillon të luahet muzika, ajo nuk mund të ndalet. Mbesës së yllit portugez i pëlqen shumë të kërcejë dhe ndjekësit janë “dorëzuar” para videove të saj.

Alícia Aveiro

Alicia, gjithashtu iu bashkua familjes dhe miqve të Cristiano Ronaldos me pushime në Mallorca, Spanjë. Dhe, siç ka treguar në rrjetet sociale, tashmë është e pranishëm në festa me miqtë e xhaxhait.