Transmetuar më 02-07-2022, 07:49

Durrës- Avari në motor, shpëtohet gjatë natës jahti luksoz në Durrës

Është dashur ndërhyrja e Kapitenerisë së portit të Durrësit që lëshoi sinjalin SOS për të gjitha mjetet lundruese që ndodheshin pranë jahtit “Dartista 07”. Thirrjes së Kapitenerisë Durrës iu përgjigj anija kontejnerike “Spirit of Chenal” që ndodhej pranë jahtit luksoz. Ajo bëri rimorkimin e tij dhe shoqërimin për në port.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme Detare, avaria u pikas në orën 20.20.

Kapiteneria e Portit Durrës merr një thirrje nga jahti Dartista 07 që ndodhet rreth 20 milje larg Divjakës se kërkon ndihmë pasi nuk i punon motori. Menjeherë Kapiteneria e Portit Durrës organizon operacionin e shpëtimi dhe njofton anijet që ndodhen me afër jahtit për t’i dhënë ndihmen e shpjetë. Për pak minuta arrihet kontakti me Kapitenin e Spirit of Chenai” që po vinte për Durrës e cila i shkon në ndihmë jahtit dhe e lidh jahtin Dartista 07.

Një falenderim ka shkuar për kapitenin e anijes Spirit of Chena kroatin Miletic Srdan. I gjithe operacioni u relaizua në kohë rekord duke shpëtuar jahtin dhe personelin e jahtit. /noa.al