Transmetuar më 01-07-2022, 22:25

Mirditë- Plagosje me armë zjarri në Mirditë.

I plagosur ka mbetur Martin Prenga 51 vjeç me banim në Klos.

Nga hetimet e paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur në autostradën Rrëshen -Kukës, në Fan.

Plagosja ka ardhur pas një konflikti të çastit të Martin Prenga me dy persona të tjerë.

Ai është dërguar në Spitalin e Rajonal Rrëshen ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Autorët janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Vazhdojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. / noa.al