Transmetuar më 01-07-2022, 22:05

Luiza Gega shkëlqen në Lojërat Mesdhetare. Atletja fiton medalje ari dhe vendos rekord kombëtar

Gega realizoi një tjetër paraqitje fenomenale teksa vendosi edhe rekord të ri kombëtar me kohën 9:14.29, duke përmirësuar kështu rezultatin e një muaji më parë 9:15.48 që kishte arritur në Hengelo të Holandës.

Kjo është medalje e dytë e artë radhazi e Luiza Gegës në Lojërat Mesdhetare, asaj të “Tarragona 2018”, me atleten kuqezi që po kalon një formë të jashtëzakonshme.

Gjithashtu sot ka shkëlqyer edhe atleti Franko Burraj, i cili u kualifikua në finalen e 400 metrave. Burraj gjithashtu vendosi rekord kombëtar në këtë disiplinë me kohën 46:26.