Transmetuar më 01-07-2022, 21:29

Durrës- Aksident në autostradën Durrës-Kavajë.

ngjarja ndodhi pranë vendit të quajtur ‘Zifti’, rreth 3 km larg Shkëmbit të Kavajës.

Nga informacione paraprake mësohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i automjetit tip Benz i cili ka përfshirë në aksident mjetin tif ‘Ford’ dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar drejtuesit e të dy automjeteve.

Në vendngjarje ka mbëritur ambulanca e cila i ka ardhur në ndihmë menjëherë të aksidentuarve, duke i dërguar në spitalin e Durrësit dhe aktualisht ata janë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po heton për shkaqet e këtij aksidenti./noa.al