Transmetuar më 01-07-2022, 20:48

Greqi- Publikohet një video brenda lokalit ku nisi një sherr mes shqiptarësh dhe një greku e që përfundoi në tragjedi.

Në materialin vizual nga brenda dyqanit, duken dy të pandehurit e rinj teksa dalin nga tualeti i dyqanit dhe shkojnë në shoqërinë e tyre. Më pas vijon 42-vjeçari që humbi jetën.

Viktima shihet duke i shtyrë të rinjtë, të cilët e shtyjnë mbrapsht. Më pas ndërhyn pronari i lokalit për t’i ndarë, ndërsa për t’i dhënë fund episodit ndërhyn edhe punonjësja brenda lokalit.

Dy 24-vjeçarët që u arrestuan për vrasjen janë nxjerrë para gjykatës. Njëri pretendoi se nuk kishte ndërmend të vriste viktimën dhe i dyti u deklarua se kishte varësi serioze ndaj alkoolit.

Ndërkohë dy të rinj të tjerë të grupit, të cilët kanë dëshmuar si dëshmitarë okularë, janë akuzuar nga hetuesi dhe do të kërkojnë falje në ditët në vijim.