Transmetuar më 01-07-2022, 19:23

Peqin- Maturantët e Peqinit kanë gjetur mënyrë origjinale për të festuar fetsën e maturës.

Një grup të rinjsh u paraqitën në mbrëmjen e maturës të veshur me kostum sheikësh.

Nga fotot që qarkullojnë në rrjete, duken të paktën 4 djem që janë veshur si sheikë. Ata shoqërohen nga vajzat, por gjithashtu shihen edhe duke kërcyer. Fotot e shpërndara janë bërë virale në rrjet dhe kanë marrë mijëra komente.