Transmetuar më 01-07-2022, 18:52

Sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin e përshkroi këtë pasdite luftën ruse në Ukrainë si "kërcënimin më të madh për sigurinë evropiane që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore".

Ai shtoi: "Lufta e zgjedhur e Putin kërcënon më shumë sesa thjesht sovranitetin e Ukrainës".

Sot hyri në fuqi vendimi i Kievit për heqjen e regjimit pa viza që prej një dekade lehtësonte udhëtimin përtej kufijve për qytetarët e të dy vendeve.

Vendimi për t’i dhënë fund regjimit pa viza u njoftua nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të mërkurën, pas një peticioni nga një qytetar ukrainas. Zelensky tha se në një kohë kur Rusia ka pushtuar vendin, ai mbështeti vendosjen e kontrolleve më të rrepta për hyrjen e qytetarëve të saj.