Transmetuar më 01-07-2022, 15:05

Ukrainë- Tetë persona tani janë konfirmuar të vdekur pas një sulmi me raketa ruse në një ndërtesë banimi në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv, të mërkurën.

Shërbimi i emergjencave shtetërore të Ukrainës raportoi mbrëmë vonë se trupi i një burri u zbulua nën një shkallë të shembur, duke e çuar numrin total të të vdekurve në tetë dhe gjashtë të plagosur.

Kryebashkiaku Oleksandr Senkevych tha se tetë raketa kishin goditur qytetin, duke shtuar se ndërtesa e banimit dukej se ishte goditur nga një raketë ruse X-55. Fotografitë nga vendi i ngjarjes treguan tym që dilte nga një ndërtesë katërkatëshe me katin e sipërm pjesërisht të shkatërruar. (noa.al/M.D)