Transmetuar më 01-07-2022, 13:54

Pankina e PSG-së për sezonin 2022-2023 po kristalizohet. Mauricio Pochettino dhe stafi i tij stërvitor tashmë janë histori për skuadrën pariziene, siç raportohet nga "L’Equipe".

Mediat franceze kanë bërë të ditur se trajneri argjentinas, i cili nuk arriti marrëveshje për të ndërprerë kontratën në "Parc des Princes", ka pranuar një pagesë prej 10 milionë eurosh si dëmshpërblim për sezonin e mbetur kontraktual në pankinën pariziene.

Në këtë mënyrë, stoli i PSG-së zbrazet…, edhe pse jo për shumë kohë. Christophe Galtier ka firmosur tashmë largimin e tij nga Nice dhe është kandidati i radhës për të zënë pozicionin që po lihet bosh nga Pochettino në Paris.

Trajneri argjentinas kaloi një sezon e gjysmë te PSG, pasi mbërriti në kryeqytetin francez në janar 2021. Sezonin e parë, Lille ia hoqi titullin e Ligue 1 nga duart, por më pas e ktheu PSG-në në krye të Ligue 1.