Transmetuar më 01-07-2022, 13:40

Romelu Lukaku është kthyer në shtëpi. “Është një emocion i fortë, mendoj se ajo që kam përjetuar një vit më parë me këtë skuadër ishte një histori e madhe”, – ishin fjalët e tij të para me të mbërritur në Milano.

Londra nuk ishte një aventurë veçanërisht e kënaqshme për belgun, i cili shënoi 8 gola në 26 paraqitje në Premier League, sezonin e kaluar. Tek Interi gjen binjakun e golit Lautaro Martinez dhe shumë bashkëlojtarë të triumfit në kampionatin 2020-2021.

Ai që nuk do ta gjejë te zikaltrit është Antonio Conte, i cili e kishte dashur shumë tek Interi. Nuk është sekret që belgu ka mbetur shumë i lidhur me trajnerin nga Lecce, tashmë në stolin e Tottenhamit.

Për të konfirmuar edhe një herë zërat që vinin nga Anglia për një mosmarrëveshje të supozuar mes Lukakut dhe ish-trajnerit të tij, Thomas Tuchel, autor i një shakaje për Conte, i cili do të kishte provokuar zemërimin e "Big Rom" dhe thyer idilin përgjithmonë.

Sipas raportimeve nga tabloidet britanike, lidhja mes Tuchel dhe Lukakut do të ishte prishur në mënyrë të pariparueshme pas një fjalie të shqiptuar nga trajneri gjerman, ndërsa të dy ndiqnin një ndeshje të Tottenhamit të Conte në televizion.

"Shiko, ja ku është babai yt", – do t’i thoshte Tuchel. “Ishte thjesht një shaka, – sqaron portali "Goal", – por mesa duket nuk i ka pëlqyer Lukakut”. Burime pranë Chelsea, raporton "Daily Mail", e kanë nënçmuar episodin duke e cilësuar si “marrëzi”.