Transmetuar më 01-07-2022, 13:06

Samiu është 16 vjeç dhe tashmë trupi i tij shfaqet si një ‘hartë’ dhune. Djegiet në bark janë një trashëgimi e qëndrimit në Libi, ku u torturua për një kohë të gjatë. E njëjta gjë vlen edhe për plagët në shpinë.

Nga ana tjetër, plaga në këmbë është e fundit dhe e ka marrë duke u përpjekur të hyjë në enklavën spanjolle të Ceuta (në Afrikën e Veriut), së bashku me qindra emigrantë. Maroku flet për 23 të vdekur, organizatat joqeveritare pretendojnë se viktimat janë 37 dhe rreth 300 të plagosur.

Pasi i ka shpëtuar vdekjes, së bashku me shokët e tij Mohamed, Abdelà dhe Moussa, Samiu kërkon ndihmë në Rabat. “Ne duam të hyjmë në Spanjë sepse po kërkojmë paqen, – shpjegon ai para një trupe gazetarësh nga transmetuesi "Efe".

– Ne nuk jemi trafikantë organesh, jemi emigrantë. Në Libi më arrestuan dhe isha në burg për më shumë se 4 muaj, më torturuan. Shikoni plagët e mia”.