Transmetuar më 01-07-2022, 11:24

Tiranë- Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj thotë se në Shqipëri inflacioni është më i ulëti dhe se është shtuar numri i bizneseve.

Gjatë një konference për mediat, ministrja tha se në krahasim me vitin 2021 numri i bizneseve është rritur me 17%.

“Elementi i vetëm që ka shfaqur rritje është transporti. Që ka rezultuar në rritje 0.5%. Shqipëria ka pasur një inflacion më të ulët se të gjithë rajoni. Shqipëria ka qenë më ulët në rritjen e çmimeve ndjeshëm më mirë se në Rajon. Eksportet janë rritur në muajin Maj. Në vëllim kemi pasur një ecuri të njëjtë me vitin e kaluar plus 7%. Në vlerë eksportet janë rritur me 37%.” tha Ibrahimaj.

Për sa u përket të ardhurave, Ministrja shtoi se ato janë rritur me 21.8% pavarësisht krizës së rritjes së çmimeve.

“Janë rritur të ardhurat me 21.8% me krahasim me vitin e kaluar. Vlera totale e të ardhurave 41.8 miliard lekë. Ekonomia shqiptare është rritur paçka rritjes së çmimeve. E bazuar në qarkullimin e ekonomisë. Kemi pasur rritje në të gjithë sektorët.” shtoi ministrja.