Transmetuar më 01-07-2022, 11:08

Kosovë- Humb jetën shoferi i ambulancës që u përfshi në aksident dje në Gjakovë.

Skofiar Gjini, nuk ka arritur që t’u mbijetojë plagëve të marra. Ai ka ndërruar jetë sot në spital.

Lajmin e ka konfirmuar edhe babai i të ndjerit, Gëzim Gjini, i cili në një postim ka thënë fjalë të ndjera për birin.

“Pse na ike kështu, pse i la Babë e Nonë, Grua dhe dy Vajza!? Përfundoj jeta për Ty por edhe për Ne si Prindër! Shkove në orar pune të shpëtosh jetë, e humbe jetën tënde!”, shkroi Gjini në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se 33-vjeçari ka lënë pas bashkëshorten dhe dy vajza.