Transmetuar më 01-07-2022, 10:56

Tiranë- Modelja Beniada Nishani, është shumë aktive në Instagramin e saj, ku së fundmi ka realizuar një “intervistë virtuale” me fansat e saj.

Beniada iu ka drejtuar ndjekësve të saj pyetjen: Çfarë ju bën të lumtur? Një nga ata ka shkruar Donald dhe Trixa, duke shoqëruar me një zemër të thyer.

E menjëhershme ka qenë edhe përgjigjja e modeles e cila ka “ironizuar” dyshen duke i thënë ndjekësit të flejë rehat.

“Ku të shkon mendja, moj ku të shkon mendja. Futja gjumit, fli rehat,” i është përgjigjur Beniada duke qeshur.

Ndërkohë përgjigjja e modeles nuk është pritur dhe aq mirë. “Nuk e kuptova të qeshurën tënde në ask-un që kishte të bënte me Trixën. Është shoqja jote", i ka shkruar dikush.

Beniada i është kthyer duke i thënë se Beatrixa nuk ka nevojë për askënd.

“Mund të dukem unë si njeriu që tallet për diçka të tillë? Jo. Është thjesht ‘futja gjumit dhe mos e vrit shumë mendjen’. Sepse ata janë shumë të lumtur dhe Trixa nuk ka nevojë për askënd”, është përgjigjur ajo. (noa.al/M.D)