Transmetuar më 01-07-2022, 10:35

Tiranë- Bordi i Transparencës ka vendosur, këtë të premte, çmimet e reja për karburantet, të cilat kanë pësuar një ulje të lehtë.

Ministrja e Financave ka bërë me dije çmimet e reja të karburanteve të vendosur nga Bordi i Transparencës dhe duke nisur nga dita e sotme, nafta do të shitet me 243 lekë/litër nga 249 që ishte.

Brenda një jave, është ulur katër herë cmimi i naftës.

Më 23 qershor zbriti në 258 lekë/litër nga 261 që ishte më parë.

Më 28 qershor zbriti në 255 lekë/litër.

Më 29 qershor zbriti në 249 lekë/litër ndërsa sot arriti në 243 lekë/litër.

Vihet re se ka ulje të çmimit të benzinës me 7 lekë dhe zbritje me 2 lekë të çmimit të gazit.

Benzina do të shitet me 235 lekë/litër dhe gazi me 81 lekë/litër. (noa.al/M.D)