Transmetuar më 01-07-2022, 08:24

Ja ku është më në fund zëvendësuesi i Marcelo Brozovic. Ai është 20 vjeç, ka shumë shpresa dhe brenda një viti i ka impresionuar të gjithë me fanellën e Empolit.

Madje, ai arriti të befasojë edhe Romelu Lukakun brenda pak minutash, kur u kryqëzua me të në Milano, gjatë vizitave mjekësore të të dyve para firmës për Interin: “Më pëlqen mentaliteti i tij”, – i ka thënë sulmuesi belg presidentit Steven Zhang.

Asllani ka nënshkruar një huazim vjetor me detyrim blerjeje për një shumë totale që kap shifrën e 14 milionë eurove. 4 milionë paguhen tani, 10 milionë të tjera pas 12 muajsh. Dhe në kanalin e Interit në Twitter, fjalët e Lukakut tingëllojnë si një bekim:

“Ai është 20 vjeç, por flet në një mënyrë që duket si 27-vjeçar”. Shqiptari i datëlindjes 2002 është nënshkrimi i dytë zyrtar i Interit pas belgut. Ai është gati të mësojë nga Brozovic dhe të zërë vendin e kroatit në mungesë të tij.

Vetë lojtari i kombëtares shqiptare dha intervistën e parë si zikaltër për televizionin e kluibit të ri: "Të jesh këtu është një emocion i mrekullueshëm. Unë jam 20 vjeç, veshja e kësaj fanelle është një emocion unik dhe mezi pres të të jap gjithçka.

A e kisha imagjinuar këtë transferim? Jo, kurrë nuk e kisha imagjinuar. Unë u largova nga Shqipëria kur isha dy vjeç, shkova në shkollë këtu dhe fillova të luaj futboll në Itali. Nuk e kisha imagjinuar kurrë që kaq shpejt ose një ditë do të mund të luaja me Interin.

Nga kush jam frymëzuar? Kur isha fëmijë nuk e lija kurrë topin. I shikoja të gjitha ndeshjet sepse më pëlqente të vidhja diçka nga çdo lojtar. Tani kam fatin të luaj me Brozovic, i cili është një mesfushor shumë i fortë.

Synimet? Unë ende nuk i di qëllimet e mia, mendoj hap pas hapi. Jam i lumtur që kam debutuar në Serie A kaq shpejt, falënderoj Empolin dhe i detyrohem shumë, por tani jam këtu dhe do të përpiqem të jap më të mirën time.

Goli i parë në Serie A kundër Interit? Isha shumë i lumtur, por tani jam edhe më i lumtur, sepse do të luaj në atë stadium ku shënova. Fansave iu them se jam gati, të na mbështesin sa më shumë”.