Transmetuar më 30-06-2022, 23:25

TIRANË- Mes kreut demokrat Sali Berisha dhe gazment Bardhit kanë vazhduar polemikat.

I ndodhur në ‘Opinon’, në momentin që gazetari Blendi Fevziu i lexoi statusin e Bardhit, Berisha tha se nuk dëshiron t’ia komplikojë situatën duke qenë se deputeti është thirrur për tu marrë në pyetje në prokurori. Berisha tha se gjithçka është bërë për votat e Taulant Ballës, kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, por që edhe Bardhi ka pjesën e vet për të sqaruar.

“Të mos ia komplikojmë se është thirrur në gjykatë ky, nuk them që nuk duhet të thirrje, sigurisht që duhej, por aty gjithçka është bërë për votat e Taulant Ballës. Gjithçka është bërë nga shtabi i tij electoral. Gjithsesi edhe Bardhi është thirrur për të dhënë pjesën e tij dhe ka gjëra për të sqaruar,”- tha Berisha.