Transmetuar më 30-06-2022, 23:21

Tiranë- Deputeti Gazment Bardhi i është përgjigjur kryedemokratit Sali Berisha, i cili komentoi vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Në postime në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se e vërteta e ngjarjes së 21 prillit, vetëm katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit do turpërojë vetë Berishën. Bardhi shton se Berisha flet me gjuhën e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.

"Pasi doli zbuluar në gënjeshtër, nuk pres të kërkojë ndjesë, por të paktën të heshtë. E vërteta do dal, dhe ajo do turpërojë Sali Berishën njëlloj si Edi Ramën e Tualant Ballën. Pasi prokuroria po zbardhë të vërtetën për ngjarjen e Elbasanit, Sali Berisha që barazoi sakrificën e demokratëve me Bandat e Elbasanit, duhet të ulë kokën dhe të heshtë. Sali Berisha për interesa politike të ditës foli me të njëjtën gjuhë si Taulant Balla për atë ngjarje,"- shkruan Bardhi.

1/2. Pasi prokuroria po zbardhë të vërtetën për ngjarjen e Elbasanit, Sali Berisha që barazoi sakrificën e demokratëve me Bandat e Elbasnit, duhet të ulë kokën dhe të heshtë. Sali Berisha për interesa politike të ditës foli me të njëjtën gjuhë si Taulant Balla për atë ngjarje.

— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) June 30, 2022

I ftuar në "Opinion", Berisha tha Arbër Paplekaj, i vetëdorëzuari për vrasjen e Pjerin Xhuvanit është një oficer shembullor që nuk do të qëllonte kurrë, në rast se nuk do t’i duhej të vetëmbrohej. Por në vijimësi ka hedhur akuza ndaj Gazment Bardhit.